Uncategorized

Aksident me fatalitet në Itali, vdes një grua shqiptare

Një grua shqiptare 37 vjeçe ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali. Ajo vdiq në vend, pas përplasjes fatale, ndërsa djali i saj më i madh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Anna di Cona

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është një grua shqiptare A.B, e cila jetonte në Barço me tre fëmijët e saj, përkatësisht të moshës 16, 12 dhe 2 vjeçar.

Ajo vdiq në vend, pas përplasjes fatale, ndërsa djali i saj më i madh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Anna di Cona.

Dy fëmijët e tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja për jetën, ndërsa janë traumatizuar nga ngjarja, për shkak se kanë parë nënën e tyre teksa ndërronte jetë.

Familja shqiptare udhëtonte me një veturë Alfa 156, e cila u përplas për shkak se gruaja humbi kontrollin teksa po tentonte të ndryshonte korsinë, duke u përplasur me një veturë tjetër të tipit Mercedes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi edhe bashkëshorti i viktimës, cili e gjeti gruan e tij të vdekur në ambulancë teksa po transportohej për në morg.