Shkurt.ch
Aksident i rëndë: Humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Edhe vozitësja e makinës Saab, po ashtu shqiptare, dhe i biri kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital
Dy të rinj shqiptarë nga Kosova kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në tunelin Gubrist, jo larg Cyrihut.
Ata bashkë me një të tretë po ktheheshin me makinën e tyre Ford nga një lokal ku kishin shikuar Kampionatin Evropian. Në tunel në të njëjtin shirit nga ana e kundërt u vjen vetura Saab, të cilën e drejton po ashtu një shqiptare 38 vjeçare e cila kishte me vete edhe djalin 4 vjeç.
Nga ndeshja e fortë njëri nga të rinjtë që ishin në Ford vdes në vend ndërsa vozitësi ndërron po ashtu jetë pas pak kohe, në spital. Dhëndrri i tyre i përbashkët mbijeton me plagë të rënda, shkruan blick.ch.
Edhe vozitësja e makinës Saab dhe i biri kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital. Ajo është në stacionin intensiv të spitalit.
Dy të vdekurit kanë lënë pas vetes familjet. Njëri prej tyre veç gruas ka lënë edhe djalin, ndërsa gruaja e tjetrit është shtatzënë në muajin e katërt.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës