Kosova

Akreditohet ambasadori i Kosovës në Çad

Delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në kryeqytetin Nxhamena, është pritur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Mahamat Zeni Cherif dhe Drejtori i Protokollit të Shtetit, Ossodongarti Memdingangar.

Ambasadori i Kosovës në Senegal, Ramadan Gashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Çadit, Idriss Deby Itno, duke u bërë si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në këtë vend me rezidencë në Dakar, Senegal.

Në këtë vizitë, Ambasadori Gashi është shoqëruar nga Drejtori për Çështje Politike, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Lulzim Mjeku.

Delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në kryeqytetin Nxhamena, është pritur edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Mahamat Zeni Cherif dhe Drejtori i Protokollit të Shtetit, Ossodongarti Memdingangar. Në takim, presidenti Itno siguroi ambasadorin Gashi për mbështetje të parezervë të Republikës së Çadit në rrugën e Kosovës drejt realizimit të subjektivitetit të saj të plotë juridiko-ndërkombëtar.

Pas ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale tek presidenti, delegacioni i Kosovës ka vendosur kurorë lulesh në shenjë nderimi për popullin dhe autoritetet e këtij vendi te përmendorja e martirëve të popullit të Çadit.