Lajme

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Xhudisti Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Tani ai do të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë, përcjell albinfo.ch.

Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin. Në raundin e dytë ai mposhti austriakun Samuel Gassner.

Tutje ai e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues dhe pas tri gabimeve të italianit, Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ai u përball me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov, nga i cili u mposht.