Futboll

Akil Gjakova humb garën e tij në Evropianin e Kroacisë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, përcjell albinfo.ch.

Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar, Mark Hristov, me Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndryshe, edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar, pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë.