Fotolajmi
Ajri i ndotur vret 3.3 milionë njerëz çdo vit
Një ekip i studiuesve ndërkombëtarë ka hedhur një lajm trishtues në botën e shkencës së mjedisit me një botim të thjeshtë në revistën “Nature”, njofton albinfo.ch. Associated Press, e cila tregon për studimin në fjalë, shpjegon se të dhënat e reja tregojnë se ajri që thithim vret 3.3 milionë njerëz çdo vit në mbarë botën. Ky fenomen pra vret më shumë njerëz se sa virusi HIV dhe malaria së bashku. 75% e të personave të vdekur kanë humbur jetën për shkak të ajrit të ndotur, i cili u ka provokuar sulm në zemër.
Kina është ajo që vuan më së shumë me 1.4 milionë vdekje në vit, e ndjekur nga India (645.000 veta) dhe Pakistani (110.000 veta). Por, në qoftë se në Azi është bërë shkak i këtij fenomeni urbanizimi i shpejtë dhe ngritja e “qyteteve të mëdha”, në vendet si Shtetet e Bashkuara shkaku qëndro te praktikat e tyre bujqësore. Faqja e internetit Mother Jones thekson se “amoniaku, i përdorur në plehra dhe mbeturinat e kafshëve, të kombinuara me produkte kimike të termocentraleve, si dhe ndotja e automjeteve, kanë krijuar një re ndotjeje në qytetet amerikane”. Këto emisione bujqësore, për të cilën shumë pak flitet, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme dhe ende askush nuk merret me to.
Premtime që nuk u besojnë ekspertët
Megalopolet amerikane si dhe kineze kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë përpjekje në zbritjen e emetimit të karbonit deri në vitin 2030. Për këto premtim shumë ekspertë janë skeptikë.
“Administrata e SHBA-së për informacione në lidhje me energjinë ka bërë të ditur se Kina ka përdorur më shumë qymyr se sa mendohej më parë”, theksohet nga Mother Jones. Sipas statistikave zyrtare kineze, konsumi i vendit mes viteve 2000 dhe 2013 ishte në fakt 14% më i lartë se ajo që kemi menduar më parë”.
Nëse është e vështirë të besohet se ndotësit më të mëdhenj në botë do të ngrenë përmasa reale parandaluese, urgjenca e situatës duhet të mos lë shumë hapësirë për hezitim, autorët e studimit vlerësojnë se në qoftë se situata nuk ndryshon, numri i vdekjeve për shkak të ndotjes së ajrit pritet të dyfishohet deri në vitin 2050, duke arritur numrin dramatik të 6.6 milionë vdekjeve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











