Kuriozitete
Ajri i ndotur edhe në Londër!
Smogu i dendur i Delhit dhe mjegulla helmuese e Pekinit, qëndrojnë në ajër derisa vizitorët mund t’i nuhasin gjatë një ekspozitë te pazakontë në Londër e cila ka për qëllim të rrisë vetëdijen lidhur me ndotjen e ajrit. Instalacioni u mundëson vizitorëve që të përjetojnë nivele të ndryshme të ndotjes duke përdorur pesë kupa të cilat zëvendësojnë mjedisin në kryeqytetin indian, kinez, të Sao Paolos, Londrës dhe ishullit norvegjez Tautra. Artisti britanik Michael Pinsky, puna e të cilit shpesh merret me temat e mjedisit, ka thënë se donte që t’i bënte njerëzit të mendojnë rreth veprimeve të tyre të përditshme dhe ndikimin që ato kanë në atmosferë.
“Kur e shihni ekspozitën e përjetoni si krahasim mes qyteteve të ndryshme dhe mund ta ndjeni atmosferën. Mendoj se është mënyrë e fuqishme për të sjellë mjedisin në mendjen e njerëzve” tha ai.
Sipas Pinksyt ajri më i ndotur është në kupën e Delhit dhe reflekton atë çfarë përjetojnë indianët. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë, më shumë se 92 për qind e popullatës së botës jetojnë në vende ku niveli i ndotjes së ajrit tejkalon limitin e lejuar. Pothuajse 9500 persona vdesin në Londër para kohe shkaku i ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind