Kosova
“Ajo Mal”, dokumentari i Uta Ibrahimit, synon avokimin për barazi gjinore
Projekti “Ajo Mal”, i zbatuar nga Fondacioni Utalaya, mblodhi vajza dhe gra nga profesione dhe zona të ndryshme të Kosovës, duke i rikthyer në malet tona. Ky udhëtim unifikues shndërroi traumën kolektive të izolimit dhe frikës në dashuri për natyrën, duke promovuar përfshirjen e grave në sport dhe avokimin për barazi gjinore. Me mbështetjen e partnerëve, si Ambasada e Zvicrës dhe UN Women Kosovo, projekti tregoi fuqinë e grave për të sfiduar majat e maleve dhe të jetës. Drejtoresha e Fondacionit Utalaya, Uta Ibrahimi, e cila udhëhoqi ekspeditat, ndau përvojën e saj personale.
“Frika ime për të qenët e vetme në mal vjen nga një paranojë e rrënjosur në kohën e luftës, kur si fëmijë dëgjonim rrëfime të dhimbshme për masakrat dhe dhunimet. Por me kalimin e viteve, duke sfiduar këtë frikë, kam arritur të eksploroj male të shumta në Kosovë dhe në botë, shpesh e vetme. Inspirimin e kam marrë nga gratë e forta, fillimisht për të promovuar shtetin e Kosovës. Sot, përmes ‘Ajo Mal’, dua t’ua hap derën grave dhe vajzave që të rikthehen te zanafilla e tyre, tek malet e Kosovës”.
Ngjarja kulmore u nderua nga pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti.
“Ajo Mal” le të jetë frymëzim për të gjithë ne, duke promovuar një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe të bashkuar. Ai përmbylli fjalimin e tij me një vlerësim për iniciativën dhe gratë që e udhëhoqën: “Mali përkulet para saj”, tha Kurti.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, vlerësoi projektin dhe dokumentarin si dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të grave për të ndërtuar të ardhme më të ndritur për Kosovën. Përfaqësuesja e UN Women Kosovo, Linda Sanaja-Ukmata, shtoi se projekti koincidon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe nisjen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit, duke inkurajuar guximin dhe solidaritetin për të drejtat e grave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Paralajmërohet për rrezik të konsiderueshëm nga orteku në male Sipas buletinit federal, ka rrezik nga orteku në nivelin mbi 2000 metra dhe është 3 (“i...
-
Sa do të rritet sigurimi shëndetësor, buka dhe kafja në Zvicër
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025