Sport

Ajeti nuk arrin marrëveshje me Baselin

Pas Arlind Ajetit edhe vëllai i tij, Albiani mund të largohet nga klubi i Baselit.

Këtë e ka bërë të ditur faqja e skuadrës zviceriane, duke shtuar se nuk kanë arritur marrëveshje me të për të vazhduar kontratën.

“Me Albian Ajetin klubi i Baselit nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, kontrata aktuale e së cilit i skadon në verën e këtij viti. Kjo mund të dërgojë drejt një transferi të tij, kësaj i ndihmon edhe situata e tij e përgjithshme në klub. 18 vjeçari nuk është pjesë aktuale e ekipit të parë, dhe duhet të luajë me U-21 për pjesën e dytë të sezonit”, shkruhet në faqen e Baselit.

Për sulmuesin shqiptar janë të interesuara shumë skuadra evropiane. Pjesë e Baselit është edhe vëllai tjetër i tyre, Adonisi.