Futboll

Ajeti në Grasshoppers

Arlind Ajeti do të vazhdojë karrierën në Superligën e Zvicrës

E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është zgjidhur. Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës zvicerane Grasshoppers, përcjell albinfo.ch.

Arlind Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas tre sezonesh pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit ku edhe është formuar si futbollist.

Ajeti me skuadrën zvicerane ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Në kampionat helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti i cili është pjesë e Baselit.