Kosova
Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
Aivo Orav është emëruar nga Këshilli i Bashkimit Evropian si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Këshilli ka njoftuar se Orav do ta marrë detyrën nga 1 shtatori i këtij viti, me një mandat fillestar prej dy vjetësh. Ai pason Tomas Szunyogin, i cili ka mbajtur detyrën nga viti 2020.
Orav është diplomat estonez, me përvojë të gjerë dhe aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE.
Ai ka përvojë edhe në Ballkanin Perëndimor, pasi ka qenë shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
“Orav do të luajë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike që bashkëpunon me rajonin. Ai do ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, dhe do ta monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, ka thënë Këshilli i BE-së.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut