Portrete të firmave
Air Prishtina zgjeron kapacitetet me Chair Airlines në Bazel dhe në Gjermani
Leyla Ibrahimi: “Mua personalisht më pëlqen shumë të jem një lloj "ure për në atdhe"! “Mirë se erdhe në shtëpi”, më shumë se një slogan për Air Prishtina, është një lloj lidhjeje me klientët tanë”
Në vitin 2005, pas vdekjes së papritur të babait të saj, 25-vjeçarja e atëhershme pati marrë përsipër biznesin familjar Air Prishtina dhe ka zgjeruar vazhdimisht kompaninë. Kushdo që mendon se gjendja rreth shefes simpatike të kompanisë ajrore dhe nënës së dy fëmijëve pas 18 vjetësh është bërë më e rehatshme, gabohet. Me dinamizëm të jashtëzakonshëm, afërsinë me tregun, të shoqëruar me mendjemprehtësi biznesi dhe të menduarit inovativ, ajo ende nuk duket se është e lodhur për të zhvilluar më tej Air Prishtina dhe për ta udhëhequr me sukses në të ardhmen.
Në vitin 2019, biznesi familjar bleu gjithashtu kompaninë ajrore zvicerane të pushimeve Chair (ish-Germania) dhe promovoi me sukses zhvillimin e kësaj marke. Tani hyrja në treg në Gjermani do të promovohet me kompaninë simotër Chair.
Leyla Ibrahimi ka pranuar të na jepte më shumë njohuri dhe është vënë në dispozicion për një intervistë me ne.
Albinfo.ch: Zonja Ibrahimi, si kanë qenë 12 muajt e fundit pas pandemisë dhe sa jeni të kënaqur me biznesin e verës në vitin 2023?
Leyla Ibrahimi: Ne mund të shikojmë në retrospektivë një vit të suksesshëm (jo vetëm sa i takon biznesit të pushimeve verore). Shumë pasagjerë janë klientë të rregullt besnikë, të cilët kanë njohur dhe besuar seriozitetin dhe profesionalizmin tonë për shumë vite. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë. Shumica prej tyre kanë familje në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ndërsa mua personalisht më pëlqen shumë të jem një lloj “ure për në atdhe”! “Mirë se erdhe në shtëpi”, më shumë se një slogan për Air Prishtina, është një lloj lidhjeje me klientët tanë.
Albinfo.ch: Air Prishtina është gjithashtu në kurs zgjerimi në të ardhmen, për orarin e fluturimeve dimërore kryesisht me kompaninë ajrore tashmë të stabilizarzvicerane Chair Airlines. Me kompaninë ajrore pothuajse “familjare”, ju mbani në dorë të gjitha atutë. A jeni dakord?
Leyla Ibrahimi: Sigurisht që kjo lehtëson proceset e vendimmarrjes, shkathtësinë në optimizimin e procesit dhe çmimet. Megjithatë, ne gjithmonë vendosim nëse do të zgjerojmë kapacitetin e fluturimit në një destinacion në bazë të një vlerësimi të plotë të kërkesës së tregut dhe jo sepse kemi ende kapacitet të lirë fluturimi në Chair. Por është mirë që Chair si një kompani ajrore zvicerane ka arritur të vendoset në treg brenda një kohe kaq të shkurtër dhe që cilësia e produktit është absolutisht e duhur.
Albinfo.ch: E re është edhe ardhja e Chair Airlines në Bazel dhe Gjermani. A mund të na thoni sot se si do të duket orari dimëror 2023/24?
Leyla Ibrahimi: Sigurisht. Chair Airlines do të fluturojë dy herë në ditë nga Cyrihu për në Prishtinë, çdo ditë (një herë në ditë) në Shkup dhe të shtunave për në Ohër. Nga Bazeli, fluturimet tona ditore për në Prishtinë tani operohen nga Chair.
Në Gjermani, do të fluturojmë çdo ditë me Chair nga Shtutgarti. Jemi të kënaqur edhe për intensifikimin e bashkëpunimit me Condor, i cili do të fluturojë 5-7 herë në javë për Air Prishtina nga Dyseldorfi dhe Mynihu për në Prishtinë dhe nga dhjetori çdo të shtunë nga Hamburgu në Prishtinë.
Albinfo.ch: A ka ndikim edhe zgjerimi i kapaciteteve edhe në çmimet, të cilat ndonjëherë kishin një gamë mjaft të madhe dallimesh për fluturimet këtë verë?
Leyla Ibrahimi: Po flasim për çmime dinamike, që do të thotë se çmimi bazohet në ofertë dhe kërkesë. Në data të caktuara ne mund të kishim shitur tre herë më shumë vende, por avioni ka gjithmonë të njëjtin numër vendesh. Nëse kanë mbetur vetëm disa vende, çmimi bëhet më i lartë. Zgjerimi i kapacitetit sigurisht që ndihmon gjithashtu për t`i bërë çmimet më pak arbitrare dhe ndoshta për të ngushtuar pak diapazonin e çmimeve.
Albinfo.ch: A ka një kohë ideale për të rezervuar biletën më të mirë të avionit?
Leyla Ibrahimi: Jo, oferta dhe kërkesa formon gjithmonë çmimin. Megjithatë, këshilla ime e përgjithshme është; rezervoni herët dhe kurseni më shumë! Koha për blerjet e minutës së fundit ka mbaruar kryesisht, pasi kërkesa është shpesh më e madhe se oferta. Nëse rezervoni herët, keni mundësinë më të mirë për të rezervuar fluturimin me një çmim tërheqës. Ne gjithashtu kemi promovime të rregullta që ju mundësojnë të rezervoni fluturimin shumë përpara. Për të mos humbur asgjë dhe për të përfituar, ju rekomandoj të na ndiqni në Instagram.
Albinfo.ch: Keni kapacitet të mjaftueshëm për sezonin festiv në dhjetor apo fluturimet ofrohen thjesht me çmime jashtëzakonisht të larta?
Leyla Ibrahimi: Në këtë pikë unë mund t`u qetësoj; duke qenë se prej vitesh e njohim kërkesën e lartë për sezonin festiv, tashmë kemi marrë masa paraprake me kapacitete shtesë fluturimi. Sidoqoftë, ju rekomandojmë të rezervoni herët, veçanërisht gjatë kësaj kohe! Familjet duan të takohen në atë kohë të vitit, kërkesa është e madhe.
Albinfo.ch: Më lejoni edhe një pyetje personale; Ju menaxhoni me shumë sukses kompaninë Air Prishtina që nga viti 2005, jeni nënë e dy fëmijëve dhe megjithatë nuk duken kurrë e stresuar. Si arrini t`i bëni të gjitha këto në të njëjtën kohë?
Leyla Ibrahimi: Pa një planifikim të mirë dhe menaxhim të optimizuar të kohës, vështirë se është e mundur të organizohet dita në një mënyrë të strukturuar dhe efikase. Të kesh njerëz të mirë rreth teje, tek të cilët mund të mbështetesh është një tjetër faktor suksesi. Kur bëhet fjalë për familjen, nuk bëj kurrë kompromise dhe jam gjithmonë aty kur fëmijët kanë nevojë për mua. Fatmirësisht, në botën e sotme dixhitale nuk jeni gjithmonë të lidhur me një vend dhe ndonjëherë mund të punohet edhe nga shtëpia (Home-Office).
Albinfo.ch: Faleminderit shumë znj. Ibrahimi për intervistën interesante.
Leyla Ibrahimi: Me shumë kënaqësi.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve