Tematike
“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë
Me Air Prishtina Holidays do të kurseni kohën dhe paratë në fluturimet me çmime paushalle, përmes pakove!
Pas një viti sfidues, të koronës, shumë njerëz ndiejnë nevojën të bëjnë një pushim. Air Prishtina e ka identifikuar me kohë këtë dëshirë dhe për këtë arsye tani ajo po fillon turne të reja në gjithë botën, me markën “Air Prishtina Holidays”.
Ju kënaqin plazhet pa fund apo preferoni më tepër qytetet pulsuese? Pavarësisht nga ajo që ëndërroni, këtu të gjithë do të gjejnë ofertën e duhur.
“Që kur është themeluar Air Prishtina, 40 vjet më parë, fokusi ynë ka qenë në nevojat e klientëve tanë, dhe kjo është arsyeja pse ne duam t’u ofrojmë atyre më shumë sesa thjesht një fluturim në vendlindje,” shpjegon Leyla Ibrahimi, CEO e Air Prishtina.
“Air Prishtina Holidays” është rezultat logjik i kësaj: Nën etiketën e udhëtimeve përmes pakove, ofrohen udhëtime që “shuajnë edhe etjen” për udhëtimet e largëta, të kënaqësisë, pas udhëtimeve të nostalgjisë “Me ndihmën e partneriteteve tona afatgjata që kemi në këtë degë, krijohet mundësia të punohet me çmime që azhurnohen çdo ditë. Kjo do të thotë që kur bëni kërkesën për rezervim, kontrollohet cili është çmimi më i lirë për udhëtimin e dëshiruar. Ne kemi marrë një vendim të ndërgjegjshëm për të përfshirë destinacione të reja të pushimeve në programin tonë dhe për t`u ofruar kështu klientëve tanë mundësinë e një planifikimi të lehtë të pushimeve. Me turet tona paushalle, ju mund të shijoni plazhin e ëndrrave ose qytetet magjepsëse, pa stres, pa bërë ndonjë kërkim të gjatë”, thotë Ibrahimi.
Me destinacionet e reja në bagazhet tuaja, ju mund të rezervoni lehtësisht një fluturim dhe hotel në një pako që është veçanërisht e lirë dhe të shijoni kënaqësi duke bërë këtë.
Pëlqeni vendet si: Ibiza, Antalya, Rhodes apo më shumë preferoni Majorkën? Pavarësisht se ku shkoni, praktikisht, shumë nga destinacionet e ofruara paraqesin garanci për ditë me diell: vizitorët i pret pothuajse kudo një përzierje unike e ujit blu të kaltër në gjire të bukura dhe ditë me shumë orë të gjata dielli.
Dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për Evropën apo, në dimrin e ardhshëm, edhe për destinacione më të largëta: Nuk ka asnjë kufi për destinacionet tuaja të ëndërruara.
Dhe, pavarësisht nëse keni mall për vendlindjen apo ëndje drejt diellit ose metropoleve pulsuese: Air Prishtina u hap klientëve të saj gjithë botën e udhëtimit, që nga viti 1981.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën