Koronavirusi: çast pas çasti

“Air Albania” njofton se fluturimi Cyrih-Tiranë organizohet më 17 maj

Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka njoftuar se fluturimi i “Air Albania” nga Cyrihu për në Tiranë do të organizohet më 17 maj.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM, FLUTURIM CYRIH-TIRANË

 

Kompania ajrore “AIR ALBANIA” njofton se fluturimi i radhës nga aeroporti i Cyrihut me destinacion Tiranën do të organizohet më 17 maj 2020.

Fluturimi organizohet për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në Zvicër.

Udhëzohen të gjithë shtetasit e interesuar që të prenotojnë biletat direkt në websajtin e “Air Albania”:

https://www.airalbania.com.al/sq/

Nuk është e nevojshme të bëhet prenotimi për hotele, pasi që prej datës 14 maj aplikohet vetëkarantinimi.