Lajme
“Air Albania”, nis fluturimet drejt Zvicrës
“Air Albania” po shton numrin e fluturimeve drejt shumë destinacioneve europiane, kësaj here mes Kukësit dhe Bazelit, mes të cilëve do të ketë fluturime dy herë në javë

Të shtunën, më 9 prill ka nisur zyrtarisht fluturimet linja e re e “Air Albania”, nga Kukësi për në Bazel të Zvicrës dhe anasjelltas, bëhet e ditur në një njoftim për media nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, morën pjesë Ambasadori i RSH në Zvicër, Ilir Gjoni, CEO i “Air Albania”, Sinan Dilek, Drejtoresha e Marketingut të Aeroportit të Bazelit, Monica Linder-Guarnaccia dhe Ridgers Mema, Drejtor Menaxhues në Aeroportin e Kukësit.
“Air Albania” po shton numrin e fluturimeve drejt shumë destinacioneve europiane, kësaj here mes Kukësit dhe Bazelit, mes të cilëve do të ketë fluturime dy herë në javë, shkruan albinfo.ch. Kjo është një mundësi e madhe për qarkullimin dhe shkëmbimet mes dy vendeve, por në mënyrë të veçantë për diasporën shqiptare sidomos atë në Zvicër por dhe Francë e Gjermani duke qenë se Aeroporti i Mulhouse është një aeroport i përbashkët për të tria këto shtete.
Vendosja e kësaj linje në fillim të sezonit turistik pa dyshim që do t`i japë një impuls të ri shtimit të numrit të vizitorëve zviceranë që kalojnë pushimet në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit Në mbrëmjen e 15 marsit 2025, në sallën e Kishës në Schwamendingen- Cyrih nën organizimin e...
-
Qorrolli: Janë manipuluar votat me postë nga diaspora
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
-
Artisti i ri nga Prishtina, Akil Dashevci, ftohet në ngjarje prestigjioze ndërkombëtare
Jeta në Zvicër
-
Numri i shmangies së tarifave në Zvicër është rritur Zviceranët mund të kenë një reputacion për ndershmëri, por më shumë se një milion njerëz u...
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Nuk do të lejohen të sjellin prindërit e tyre jashtë BE/EFTA për të jetuar në Zvicër
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Më shumë udhëtarë pa biletë se kurrë më parë në Zvicër, a ka më shumë kontrolle tani?