Lajme
Aida Birinxhiku dhe Adnan Dibrani kanë fituar ulëse në parlamentin suedez
Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit.

Katër shqiptarë ia mësyen Parlamentit të Suedisë në zgjedhjet që u mbajtën në këtë muaj, shkruan albinfo.ch.
Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinjë me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022, shkruan tutje albinfo.ch.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate.
Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani.
Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën.
Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë e arsimin, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët