Maqedonia

Ahmeti: Ditë historike për të gjithë shqiptarët

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një fjalim para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut tha se sot është një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

Ai iu kundërpërgjigj deputetit opozitar maqedonas, i cili tha se ‘Maqedonia është qiraxhi’.

“Nuk është e vërtetë që ju jeni qiraxhi, por është një e vërtetë që Marëveshja e Ohrit i dha të drejtë Talat Xhaferit të jetë zot në shtëpinë e tij. Kjo marrëveshje nuk u ndryshoi vetëm shqiptarëve gjendjen, por me këtë marëveshje fituan të gjithë që jetojnë në Maqedoni, si turqit, romët, serbët etj. Lufta e ftohtë ka mbaruar dhe tani është një luftë shurdhe, një luftë me armë bërthamore, duke shtuar se Moska ka shkelur mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë politikash do të drejtojmë. A do të mbetemi peng i atyre ideve që e kanë kokën në Moskë, e trupin në Europë. Prandaj pa dallimi përkatësie duhet t’i themi JO Rusisë e PO Evropës”, u shpreh Ahmeti.