Integrimi
Ahmet Gjanaj, deputeti i parë shqiptar në parlamentin belg
"Jam deputeti i fundit që hyn në Parlamentin e Brukselit dhe këtë e bëra për 10 vota më shumë. Unë mora 3.380 vota, ndërsa kandidati pas meje, mori 3,370"
Një përvojë shumëvjeçare e angazhimit politik në nivele lokale dhe rajonale i është shpërblyer politikanit shqiptar me pozitën e deputetit në Parlamentin Federal të Belgjikës. Për herë të parë komuniteti shqiptar në Belgjikë do të përfaqësohet me deputet në Parlamentin e Brukselit në Shtator, kur kandidati socialist Ahmet Gjanaj, me origjinë nga Kukësi, pritet të bëjë betimin në nisje të legjislaturës së re.
“Ndodhi një mrekulli që arrita të marr mandatin. Jam deputeti i fundit që hyn në Parlamentin e Brukselit dhe këtë e bëra për 10 vota më shumë. Unë mora 3.380 vota, ndërsa kandidati tjetër që nuk fitoi mori 3,370. Do të jetë një risi që komuniteti të jetë i ushqyer në aspektin e subvencioneve nga shteti belg për shkak të ndikimit të një deputeti me origjinë shqiptare”, shprehet Gjanaj për televizionin Topchanel.
Sistemi i vjetëruar informatik belg u bllokua mesnatën e së dielës, kur në vend u organizuan për herë të parë zgjedhjet rajonale, federale dhe europiane.
Ministria e Brendshme belge, që menaxhon zgjedhjet rajonale, publikoi formalisht rezultatet, por certifikimi i tyre sipas Gjanajt mbahet peng nga komisioni zgjedhor për shkak të ankesës së një kandidati të djathtë me origjinë turke.
“Një komisioner, si duket i lidhur me këtë kandidat, nuk pranon të firmosë procesverbalin. Domethënë, gjërat që ne i kemi parë në Shqipëri, tani po ndodhin edhe në Belgjikë, që është një risi”, thotë Gjanaj.
Dy kandidatët e tjerë shqiptarë që garuan për të djathtën humbën në këtë betejë rajonale. Elona Zhana nga Tropoja mori vetëm 510 vota për CDH, ndërsa Burim Demiri nga Kumanova siguroi 1.125 vota për Federatën e Frankofonëve, duke forcuar pozitën e tij në këtë parti, shkruan tch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik