Bota
Agresiviteti i fëmijëve, si pasojë e prindërve
A është fëmija juaj agresiv? Nëse është më i madh se gjashtëvjeçar, mund të jeni ju fajtor, thonë shkencëtarët.
Hulumtuesit e Universitetit të Montrealit kanë studiuar qindra binjakë të rinj për të parë nëse origjina e agresivitetit është natyrale apo e përfituar.
Gjetjet e tyre ishin interesante. Deri në moshën gjashtëvjeçare, sjelljet agresive duket se janë për shkak të faktorit gjenetik. Por pas kësaj, ndryshimet në nivelin e agresivitetit – për mirë apo për keq – duket se ndikohen shumicën e kohës nga faktorët tjerë dhe jo gjenet.
“Shumë shpesh ne harrojmë se agresiviteti është pjesë fundamentale e zhvillimit shoqëror të fëmijës. Me rritjen e fëmijëve, ata mësojnë si t’i menaxhojnë emocionet e tyre, si të komunikojnë me të tjerët dhe si të përballen me konfliktet”, ka thënë Stephane Paquin, bashkëautore e studimit, transmeton Albinfo.ch.
Ambienti rreth tyre luan rol të madh se si fëmijët përballen me këto ndjenja, kanë shpjeguar hulumtuesit.
Ata po ashtu kanë njoftuar se po planifikojnë një studim të ri për të specifikuar shkaktarët social që ndikojnë në sjelljet agresive.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?