Futboll
Agon Rexhaj, futbollisti shqiptar i Bazelit që kërkohet nga Interi, Juventusi, Barcelona e Bayerni
17-vjeçari shqiptar që po rritet në Zvicër e që ende publiku nuk ka dëgjuar për të
Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik.
Por emri i talentit të Bazelit nuk është më sekret.
Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.
“Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër.
Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.
Rexhaj u lind në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje për grupmoshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar.
Po ashtu e fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.
Futbollisti i krahut u transferua te Baseli në verën e vitit 2022, pasi më parë ishte paraqitur te Luzerni.
E-Diaspora
-
Cyrih: Në prag të edicionit të tretë të “Zurich Shqip Up Comedy Festival” Tashmë përgatitjet kanë filluar për edicionin e tretë të “Zurich Shqip Up Comedy Festival”, duke e...
-
Petrit Halilaj hap ekspozitën “Abetare” në Nju-Jork
-
Agon Uka nga Suedia do të luajë për kombëtaren e Kosovës
-
Fehmi Stublla përfaqësoi Kosovën në gjysmëmaratonën e Stokholmit
-
Promovohet libri: “Si e zbuluam Zvicrën duke ecur. Një shtegtim nëpër alpe dhe histori”
Jeta në Zvicër
-
Tre shkurtime buxhetore që Zvicra dëshiron të bëjë, të cilat do të ndikojnë tek ju Kjo mund të jetë befasi për këdo që beson se Zvicra nuk ka probleme me paratë,...
-
Tetë gjërat që pronarët në Zvicër nuk mund t’i kërkojnë kurrë qiramarrësve
-
Pse do të jetë më e vështirë të gjesh punë në Zvicër këtë vjeshtë?
-
Çfarë duhet të dini për “ID-të elektronike” të Zvicrës?
-
Zvicra refuzon lëvizjen për të lehtësuar rregullat e bashkimit familjar për shtetasit zviceranë të natyralizuar