Kosova
AGK-ja i kërkon presidentes qëndrim publik për Ligjin e KPM-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të dalë me qëndrim për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
AGK-ja, organizata të huaja, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Misioni i OSBE-së e ambasada të huaja kanë thënë se ligji nuk është në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës.
“AGK-ja kërkon nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani – Sadriu, që të formojë qëndrim rreth këtij ligji dhe ta ndajë atë me publikun dhe të mos kufizohet vetëm tek roli i saj formal i dekretimit të ligjeve. Mediat e lira dhe pluralizmi medial janë gurthemeli i një shoqërie demokratike dhe kur ky themel fillon të lëkundët seriozisht, atëherë Presidentja e shtetit ka për obligim që të deklarohet publikisht”, thuhet në reagimin e AGK-së të martën.
AGK-ja ka thënë se pret që presidentja të ndërveprojë me institucionet e tjera në mbrojtje të lirisë së medias dhe shtypit.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!