Kosova

Agjenda e takimit të nesërm në Bruksel

Takimi i nesërm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po përcillet me vëmendje të lartë. Mediat tashmë kanë zbardhur edhe agjendën e takimeve të së hënës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15 Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, të mërkurën, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen veç e veç me të dërguarin Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, duke filluar nga ora 15:00, pastaj do të kenë takim të përbashkët.