Kosova
Agjenda e seancës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë pritet që të premten të mbajnë seancë të përbashkët.
Kjo senacë është caktuar sot, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, teksa do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit, deputetëve pritet t’u adresohen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton albinfo.ch.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në agjendën e këtij takimi do të jetë adresimi i dy kryetarëve të kuvendeve, dy kryeministrave dhe shefave të grupeve parlamentare.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të vinë rreth 60 deputetë, teksa u shpreh se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për mbajtjen e një seance për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ajo ka deklaruar se si Grup Parlamentar e kanë konfirmimin e deputetëve “që kanë vendosur të mos kandidojnë që do të marrin pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare” dhe se për këtë seancë presin edhe konfirmimin e partive të tjera.
E-Diaspora
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
Jeta në Zvicër
-
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i...
-
Hapet faza e parë për sigurimin e një bilete për Eurovizion
-
Këshilli Federal kundërshton nismën për taksimin e të pasurve në trashëgiminë e tyre
-
Këto ishin shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Zvicër në vitin 2023
-
Zvicër: Shkalla e ndihmës sociale ra në 2.8 për qind në vitin 2023