E-Diaspora

AKD, marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e identitetit kulturor në Diasporë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare Diasporës, znj. Etleva Kondi, firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtoreshën e Teatrit Kombëtar Operas dhe Baletit, znj. Zana Çela, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e identitetin kulturor kombëtar Diasporë 

Znj. Kondi u shpreh se ky bashkëpunim do të jetë shumë frytdhënës, pasi komuniteti shqiptar në Diasporë ndër vite ka ruajtur vlerat tona kombëtare, duke i përcjellë ato nga një brez në tjetrin.  

Agjencia Kombëtare e Diasporës, bashkëpunim me trupën e Ansamblit Kombëtar do realizojnë komunitete ndryshme shqiptare Diasporë disa seminare për njohjen e këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare, përcjell albinfo.ch. 

Qëllimi i këtyre seminareve që do të fillojnë brenda muajit qershor do të jetë afrimi i të rinjve shqiptarë në Diasporë me kulturën e vendit të origjinës.  

Kjo marrëveshje parashikon organizimin e kurseve dhe trajnimeve për mësimin e valleve popullore, këngëve folklorike shqiptare nga Ansambli Shtetëror, zhvillimin e aktiviteteve me fokus ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Diasporë si dhe organizimin e ekskursioneve dhe vizitave studentore të komunitetit shqiptar.