Lajme
Agjencia Evropiane: Ka lidhje mes vaksinës së AstraZeneca-s dhe mpiksjes së gjakut
Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve i ka thënë një gazete italiane se është e qartë se ekziston një lidhje mes vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut, por shkaku ende është i panjohur.
“Sipas mendimit tim, mund ta themi këtë tani, është e qartë se është një lidhje me vaksinën, por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton reaksionin”, tha shefi për vaksina i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për gazetën “Il Messaggero”.
Raportohet se zyrtari i lartë, Marco Cavaleri, i ka thënë gazetës së agjencia në të cilën bën pjesë do të dalë me deklaratë për këtë çështje në orët e ardhshme.
Agjencia tha javën e kaluar se pret që të publikojë rekomandime të përditësuara për vaksinën e famshme gjatë një takimi të Komitetit për siguri, që fillon të martën dhe do të vazhdojë deri të premten.
Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda së fundi e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjes së gjakut.
Edhe Rregullatori britanik i vaksinave të martën është duke e shqyrtuar mundësinë që ta pezullojë përdorimin e kësaj vaksine për personat nën 30 vjeç.
Dozat e kësaj vaksine kanë arritur edhe në Kosovë. Me të janë vaksinuar qindra punëtorë shëndetësorë si dhe kryeministri Albin Kurti./ The Guardian
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?