Lajme

Agjencia Europiane e Medikamenteve: Dy doza të vaksinës mbrojnë kundër variantit Delta

Dy doza të vaksinës anti-COVID-19 mbrojnë kundër variantit Delta, shumë ngjitës, theksoi sot Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA).

“Të dhënat që dalin nga provat e forta tregojnë se dy doza të vaksinës mbrojnë nga varianti Delta”, theksoi Marco Cavaleri, menaxher i strategjisë së vaksinave EMA./atsh