Kosova

Agim Aliu i PDK-së fiton pa balotazh në Ferizaj

Nga përditësimi i numërimeve të votave i orës 20:23, në Ferizaj po prin Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës me 64.05 për qind. Pas tij është kandidati i LVV-së, Valon Ramadani, me 25.24 për qind.

Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet e treta me 8.58% të votave.

Ndërkohë nga numërimet e deritanishme, Arben Halili i AAK-së ka 2.13% të votave të numëruara.