Lajme
Pandemia kufizoi trajtimin e të sëmurëve me kancer në Evropë
Një studim i publikuar së fundmi tregon se rreth një milion raste me kancer nuk kanë mundur të kontrollohen në Evropë për shkak të pandemisë.
Sipas të dhënave të botuara nga Organizata Evropiane e Kancerit (E.C.O), diagnozat me kancer kanë kaluar pa kontrolle specifike për shkak të kufizimeve të vendosura prej COVID-19.
Studimi tregon se një në çdo dy persona që kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të kancerit nuk u referuan me urgjencë për t’u kontrolluar më specifikisht dhe një në çdo pesë pacientë në Evropë nuk ka mundur t’u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale apo kimioterapisë së nevojshme.
Për shkak të pandemisë u pezulluan përkohësisht edhe studimet apo testet klinike për trajtime të kancerit. Ekspertët i druhen faktit se prej pandemisë është larguar vëmendja nga kanceri dhe se për këtë nevojitet një ri-adresim i politikave shëndetësore.
“Kemi nevojë për masa urgjente nga politika evropiane për të adresuar ngarkesën e rasteve me kancer, për të rivendosur besimin në shërbimet shëndetësore ndaj kancerit dhe për të trajtuar mungesën e ekspertëve”, tha doktori Matti Aapro, drejtues i ECO.
“Pacientët me kancer kanë vuajtur dyfish gjatë kësaj pandemie”, tha për Euronews deputetja e Parlamentit Evropian Véronique Trillet-Lenoir. “Së pari, sepse ata janë veçanërisht të brishtë, për shkak të sëmundjes dhe trajtimit të tyre, dhe gjithashtu sepse gjatë izolimit ata u janë privuar efektivisht nga një numër i caktuar i vizitave në spitale që do t’u lejonin atyre diagnostikime ose trajtime”.
“BE do të përpiqet të bëjë më shumë në të ardhmen për të mbrojtur më mirë pacientët me kancer dhe pacientët me sëmundje kronike nëse një krizë e ngjashme përsëritet”, shtoi eurodeputetja.
Megjithatë për BE-në përparësia kryesore mbetet vlerësimi i situatës së pandemisë dhe mbulimi me vaksina i sa më shumë grupeve, përfshirë këtu edhe pacientëve me sëmundje kronike apo kancer./EN
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?