Lajme

Afro 27 mijë të infektuar në 24 orët e fundit në Francë

Është bërë e ditur sipas raporteve franceze se në 24 orët e fundit, në Francë, u raportuan për më shumë se 26 mijë raste të reja, transmeton albinfo.ch.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve ishte 26.896. Totali shkoi kështu në 718.873.

Kurse numri i të vdekurve ditorë ishte 54, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32.684.