Kosova

Afro 2000 euro, për 2 muaj, do të përfitojnë familjet e dëshmorëve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim që familjet e dëshmorëve të marrin afro 2000 mijë euro për 2 muajt e ardhshëm.

“Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndan mjete, të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën nëntor – dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftim.