Lajme
Afro 2 milionë të huaj jetojnë në Austri
Gjermanët përbëjnë grupin më të madh të shtetasve të huaj që jetojnë në Austri
Statistikat austriake tregojnë se më 1 janar 2023, në Austri jetonin gjithsej 1,730,286 persona me shtetësi të huaj, shkruan albinfo.ch.
Si rezultat, në të njëjtën periudhë të vitit 2022, përqindja e shtetasve të huaj në totalin e popullsisë u rrit nga 17,7 për qind, në 19,0 për qind këtë vit.
Vitin e kaluar numri i shtetasve të huaj është rritur me 143.577 persona, ose +9.0 për qind, nga ana tjetër, numri i shtetasve austriakë është ulur me -16.380 persona ose -0.2 për qind.
Gjermanët përbëjnë grupin më të madh të shtetasve të huaj që jetojnë në Austri me 225,106 persona. Ndërkohë kombësia e dytë më e madhe është Rumania, me 147.403 qytetarë, para 122.016 shtetasve serbë që zënë vendin e tretë.
Në vitin 2022 rritje të madhe kanë regjistruar edhe qytetarët ukrainas me +66,899 persona. Përveç kësaj, në fillim të këtij viti, me 79,572 banorë, ukrainasit ishin kombësia e nëntë më e madhe e huaj në Austri.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit