Kosova
Afro 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
765 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
Statistikat e fundit tregojnë se numri i të infektuarve ka shkuar në 26 mijë e 616, derisa raste aktive janë 10 mijë e 752. Deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 809 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mesditën e së shtunës se për 24 orë janë testuar 1 mijë e 791 mostra, nga të cilat 765 kanë rezultuar pozitive.
Për 24 orë kanë vdekur 11 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me virusin COVID-29.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1791 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 765 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
Ndërkohë, 193 persona janë shëruar, duke arritur në 17 mijë e 55 numri i të shëruarve nga coronavirusi.
“Numri total i rasteve pozitive është 28.616 raste nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 809 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 193 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752”, ka bërë të ditur IKSHPK.
Komuna me më së shumti raste është Prishtina, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 290 persona të infektuar.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 290 raste, Gjilan 96 raste, Mitrovicë 61 raste, Pejë 53 raste, Fushë-Kosovë 42 raste, Lipjan 27 raste, Vushtrri 22 raste, Podujevë 20 raste, Klinë 19 raste, Skenderaj 18 raste, Viti 17 raste, Gjakovë 14 raste, Kamenicë 13 raste, Obiliq 13 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 9 raste, Prizren 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 4 raste, Ferizaj 4 raste, Istog 3 raste, Junik 3 raste, Leposaviq 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.
Prishtina dhe nëntë komuna të tjera janë në zonën e kuqe të rrezikshmërisë së përhapjes së coronavirusit.
Nga e premta e kësaj jave kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, të cilat janë të ndara në tri kategori: Zona e gjelbër, e verdhë dhe e kuqe.
Në kategorinë e parë apo të gjelbër janë komunat që kanë rrezik të ulët të përhapjes së virusit, në kategorinë e verdhë komunat me rrezik mesatar dhe në të kuqen komunat me rrezik të lartë të përhapjes së virusit.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor