Lajme

Afro 100.000 të evakuuar deri më tani nga Afganistani

Rreth 13.400 njerëz u evakuuan me aeroplan nga Afganistani të mërkurën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ky e çon numrin total të të shpërngulurve nga SHBA-ja dhe partnerët e saj të koalicionit në rreth 95.700 që nga 14 gushti.

Ndërkohë, më shumë se 14.500 të evakuuar nga Afganistani kanë zbarkuar në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, objekti më i madh i Forcave Ajrore të SHBA-së jashtë Amerikës.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se pavarësisht ritmit të transportit ajror, Departamenti i Shtetit vendosi se deri në 1.500 qytetarë amerikanë mund të qëndrojnë ende në terren në Afganistan.