Tematike
Afishja e UDC-së kundër natyralizimit të lehtësuar, larg realitetit
Nisur të hënën dhe duke shfaqur një grua me një burka, fushata e UDC-së, e përzgjedhur për të luftuar kundër natyralizimit të lehtësuar për të huajt e brezit të tretë nuk pasqyron realitetin.
Një grua në një burka me moton “Natyralizim i pakontrolluar – Jo për natyralizimin e lehtësuar”, është një fushatë e dirigjuar nga këshilltari nacional, Andreas Glarner. Tashmë, komiteti i UDC-së ka filluar fushatën kundër dhënies së natyralizimit të lehtësuar për brezin e tretë me një afishe të re provokuese.
Fryt i një kompromisi parlamentar, projektligji përmban shumë kufizime dhe përcakton brezin e tretë si “njerëzit e lindur në Zvicër, prindërit e të cilëve kanë lindur në Zvicër dhe që gjyshërit kanë jetuar të paktën njëzet vjet në Zvicër”.
Italianët, të prekurit e parë
Ndryshe nga mesazhi i transmetuar nga forcat kryesore politike të vendit, afishja e UDC-së jep përshtypjen se do të votohet kundër ndalesës së burkës. Por, në fakt, votimet e 12 shkurtit të ardhshëm nuk prekin këtë çështje dhe kanë të bëjnë vetëm pak me popullsinë myslimane.
Aktualisht Zvicra njeh rreth 25.000 të rinj të huaj, të moshës 9 deri në 25 vjeç, të cilët mund të përfitojnë nga natyralizimi i lehtësuar, sipas një studimi të kohëve të fundit i kryer nga profesori i Universitetit të Gjenevës, Philippe Wanner. Pjesa më e madhe, 58%, kanë shtetësinë italiane, shpjegon raporti i kryer në emër të Sekretariatit për Migrantë (SEM).
Myslimanët praktikantë, një pakicë e vogël
“Sigurisht, nuk janë italianët dhe spanjollët, por flitet kryesisht për turqit dhe njerëzit nga Ballkani që janë ende vende myslimane. Kështu që unë mendoj se ne mund të bëjmë leht një lidhje mes Islamit dhe të rinjve”, deklaroi të hënën politikania e UDC-së (kantonit Vaud), Christine Bussat, për gazetën “Journal du Matin”.
Kombësia e dytë e renditur në mesin e personave që kanë të drejtë për natyralizim të lehtësuar në rast se projektligji pranohet, janë turqit, të cilët përfaqësojnë 9% të popullsisë së përgjithshme të pranueshme, ose 2.251 persona. Një shifër e krahasueshme me rreth 2.000 natyralizime të turqve që u zhvilluan në mes të dhjetorit 2015 dhe dhjetorit 2016 nëpërmes një procedure të zakonshme.
A ekziston megjithatë, “një lidhje mes Islamit dhe të rinjve”? Përveç Turqisë, Kosova është vendi i vetëm me shumicë myslimane që është në listën e përpiluar në emër të SEM-it. Duke u nisur nga supozimi ekstrem që njerëzit e të dy nacionaliteteve të lartpërmendura janë të gjithë myslimanë, ata do të përfaqësonin vetëm rreth 12% të huajve të rinj me të drejtë për natyralizim të lehtësuar.
Megjithatë, duhet theksuar se në mesin e atyre që pretendojnë se janë myslimanë, aty kemi gjetur një përqindje të lartë të jopraktikuesve, tregon Zyra Federale e Statistikave në hetimin e saj të fesë, botuar në vitin 2016. Vetëm 12% deri në 15% të tyre vizitojnë rregullisht një xhami. Sa për ato që në të vërtetë veshin një burka, numri i tyre është i papërfillshëm.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?