Lajme
Afirmimi me vlera
Ky numër i albinfo.ch është munduar të vejë theksin te vlerat e mirëfillta, pa i anashkaluar të tjerat, duke rivënë në qendër shembuj të figurave shqiptaro zvicerane të artit muzikor, shkrimtareve, politikaneve etj.
Në rrjetet sociale, bashkëkombësit tanë shpeshherë krenohen duke postuar me të madhe performanca të sportistëve shqiptarë në diasporë, veçanërisht në arenën e futbollit, kick-boxing, karatesë apo disiplinave të ngjashme, ku forca fizike afirmohet si vlerë e shenjtë.
Një vend me peshë zënë edhe reperët shqiptarë, me një fjalor të theksuar mezogjin, për të mos thënë të ndyrë. Ata paraqiten shpeshherë në mes, si heronj të klipeve, me dekor të bujshëm femrash me pamje e lëvizje provokuese, me vetura të shtrenjta dhe rroba luksoze. Kiç total, ngado që të sillesh.
Pa u nisur nga ndonjë perspektivë konservatore dhe pa ua mohuar aspak këtyre aktorëve rolin në shoqëri, sidomos tek gjeneratat e reja, problemi qëndron në faktin se ka humbur tërësisht baraspesha mes asaj që lidhet me forcën fizike, truporen, materialen, respektivisht pasurinë, dhe ushqimit shpirtëror dhe intelektual. Me fjalë tjera, afirmimit me dhunë dhe virilitet të një mode vikingësh i mungon substancialisht baraspesha nga ana tjetër e modeleve të një shoqërie, veçanërisht ato nga shkenca, kultura dhe ndjenja e qytetarisë.
Kjo paraqet pikërisht problem për gjeneratat e dyta dhe të treta në diasporë, sepse janë përballë një hendeku mes asaj çfarë ndajnë në rrethin e tyre të ngushtë privat dhe dinamikës së një shoqërie perëndimore, pjesë e së cilës janë edhe ata, por e cila nuk i kupton gjithmonë ngase fenomenet e sipërfolura i ka lënë pas që me dekada.
Ky numër i albinfo.ch është munduar të vejë theksin te vlerat e mirëfillta, pa i anashkaluar të tjerat, duke rivënë në qendër shembuj të figurave shqiptaro zvicerane të artit muzikor, respektivisht Elina Dunin, por edhe shkrimtareve, politikaneve me sukses në sferat vendimmarrëse lokale, shkencëtarëve, afaristëve dhe dashamirëve të kulturës, me qëllim që të afrohemi dhe kyçemi në shoqërinë zvicerane dhe perëndimore me një gjuhë që edhe ata e kuptojnë, respektivisht me vlera të mirëfillta.
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë Ushtria zvicerane do të ketë 530 milionë CHF më shumë se sa pritej për investime në...
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër