Lajme
Afër Parisit gjenden të vdekur nëna dhe katër fëmijët, i dyshuar babai
Prokurorët në Francë kanë nisur një hetim për vrasje, pasi trupat e pesë personave u gjetën në një qytezë në verilindje të Parisit, përcjell albinfo.ch.
Referuar raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël, raporton televizioni BBC.
Trupat e tyre u gjetën në qytezën Meaux, e cila ndodhet pak më larg se 40 kilometra nga kryeqyteti francez. Prokurori lokal i tha agjencisë AFP se ata u gjetën në një banesë.
Sipas uebfaqes lokale të lajmeve, “Actu17”, e cila raportoi e para për këtë rast, policia është duke e kërkuar babanë 33-vjeçar të fëmijëve, i cili ndodhet në arrati.
Prokurori Jean-Baprise Bladier u konfirmoi mediave franceze se shërbimi i policisë gjyqësore në Versajë është duke e hetuar rastin.
Në rajonin e Parisit kohëve të fundit janë regjistruar një varg rastesh me vrasje të fëmijëve.
Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar tregoi se si i kishte vrarë tri vajzat e tij, nga mosha 4 deri në 11-vjeçare, dhe u dorëzua në policia. Policia i gjeti ato të vdekura në shtëpinë e burrit në qytezën Alfortville, në juglindje të Parisit.
Në tetor një polic i vrau tri vajzat e tij para se ta vriste edhe veten në shtëpinë e tij në Vemars.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh