Ukraina
Afër 1000 refugjatë ukrainas humbin Statusin S, duhet të lëshojnë Zvicrën
Në 914 raste statusi i mbrojtjes, i ashtuquajtur Status S, është shpallur i ndërprerë, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM)
Statistikat e azilit për marsin e këtij viti tregojnë se një numri të madh refugjatësh ukrainas do t’u ndërpritet statusi i mbrojtjes (S).
Numri i kërkesave për azil në Zvicër është rritur me rreth një të katërtën në mars të vitit 2024 krahasuar me një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Nëse krahasohet me muajin e kaluar, shifrat kanë rënë paksa. Vendet kryesore të origjinës ishin Afganistani dhe Turqia. Megjithatë, ka pasur edhe lëvizje të mëdha në lidhje me Ukrainën, por në drejtimin e kundërt.
Në 914 raste statusi i mbrojtjes, i ashtuquajtur Status S, është shpallur i ndërprerë, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM), shkruan srf.ch. Pati dukshëm më pak të ardhur të rinj në mars, përkatësisht 237 persona nga Ukraina. Kjo do të thotë se rreth katër herë më shumë njerëz nga Ukraina kanë humbur statusin e mbrojtjes S sesa që kanë ardhur.
Një pamje krejtësisht e ndryshme ishte shfaqur në shkurt: në atë kohë, ishin shtuan 213 raste të tjera nga Ukraina, por statusi S u kishte përfunduar vetëm 32 vetave.
Një total prej 64,753 personave u është dhënë aktualisht statusi i mbrojtjes S, përcjell albinfo.ch. Që nga aktivizimi i këtij statusi, rreth dy vjet më parë, ai është shuar në 22136 raste dhe shuarja e rreth 4000 lëndëve është në shqyrtim.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën