Integrimi

Afaristi Nazmi Viqa, kryetar i bizneseve të diasporës në Gjermani

Nazmi Viqa nga Gremja e Ferizajt, njëri nga pronarët e firmës AWR Abbruch GmbH dje në një takim të bizneseve kosovare të cilat veprojnë në Gjermani është zgjedhur kryetar i bizneseve të diasporës për Gjermani.

Menaxhimi dhe afarizmi i mirë i kompanisë AWR Abbruch GmbH ka bërë që afaristit ferizajas Nazmi Viqa ti besohet edhe pozita e kryetarit të rrjetit të bizneseve për Gjermani, shkrua ferizajpress.com.

Ky rrjet i bizneseve të diasporës është themeluar vitin e kaluar dhe ka për qëllim që të gjithë afaristët kosovarë t`i organizojë  dhe të ndihmojë që kapitalin e tyre të fillojnë ta investojnë edhe në Kosovë.