Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut me rekord të ri: 107 mijë udhëtarë për një ditë
Ndryshe, në një ditë mesatare nëpër këtë aeroport frekuentojnë (fluturojnë ose aterrojnë) rreth 70 mijë udhëtarë
107 mijë pasagjerë kanë udhëtuar ose kanë aterruar për një ditë. Ky është rekordi absolut i realizuar më 23 korrik (dje, e diele) në Aeroportin e Klotenit (Cyrihut). Rekordi i deritashëm ka qenë 103 mijë pasagjerë dhe qe arritur më 29 korrik të vitit 2016, bën të ditur një zëdhënëse e aeroportit, njofton srf.ch.
Ndryshe, në një ditë mesatare nëpër këtë aeroport frekuentojnë rreth 70 mijë udhëtarë.
Për shkak të qarkullimit të shtuar në kohën e pikut të pushimeve verore, ata që udhëtojnë duhet të rezervojnë që të jenë në aeroport së paku dy orë para fluturimit të planifikua, thotë zëdhënësja, transmeton albinfo.ch. Por edhe më shumë kohë duhet të kenë në dispozicion ata që udhëtojnë për në SHBA, gjegjësisht 3 orë para fluturimit. Për shkak të masave të ashpërsuara të sigurisë, në portat e kontrollit do të kontrollohen veç e veç të gjitha aparatet elektronike të atyre që fluturojnë për në SHBA.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













