Bota
Aeroporti më i ngarkuar në botë mbetet pa energji, bllokohen mijëra udhëtarë
Në këtë aeroport realizohen çdo ditë gati 2500 fluturime me më shumë se 250 mijë pasagjerë. Shumë terminale mbeten në errësirë të dielën pas ndërprerjes së rrymës
Ndërprerja e rrymës elektrike në aeroportin ndërkombëtar të Atlantas “Hartsfield-Jackson” ka shkaktuar ngarkesa të mëdha në aeroportin më të ngarkuar të botës.
Në këtë aeroport realizohen çdo ditë gati 2500 fluturime me më shumë se 250 mijë pasagjerë. Shumë terminale mbeten në errësirë të dielën pas ndërprerjes së rrymës, duke pasur probleme edhe me fluturime.
Në momentet e problemeve me rrymë u anuluan rreth 1000 fluturime në total, shkruan BBC.
“Georgia Power”, që merret me rrymën e aeroportit, thotë se një zjarr diku në fabrika ka shkaktuar problemet me rrymë.
Kryetari i Atlantas në SHBA ka kërkuar falje për rastin dhe ka thënë se autoritetet po e hetojnë rastin, transmeton Albinfo.ch.
Një numër i madh i aviokompanive kishin anuluar të gjitha fluturimet në këtë aeroport të dielën.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?