Shqipëria
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës: Në pranverë 2025 pritet të nisin fluturimet e para
Duket se industria e aviacionit civil në Shqipëri po merr formë gradualisht. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në ndërtim e sipër dhe në pranverë të vitit 2025 pritet të nisin fluturimet e para prej tij, përcjell albinfo.ch.
Ai do të ketë një staf të mirëtrajnuar pilotësh shqiptarë, teknikësh fluturimi, etj. Ndërkohë, qeveria vendosi në janar 2024 për aeroportin e dytë ndërkombëtar të Jugut të Shqipërisë, i cili do të ndërtohet në Gjirokastër.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u konsultua gjatë me Ministrinë e Mjedisit dhe të Turizmit, përpara se të vendoste për Aeroportin e Gjirokastrës. Zona e Jugut ka marrë zhvillim të fortë dhe jo vetëm bregdeti i saj. Qyteti dhe rrethinat e Gjirokastrës kanë shumë hotele dhe destinacione turistike. Po ashtu dhe Përmeti, Tepelena dhe Korça.
Duke pasur një fushë ajrore ekzistuese 1 km larg nga qyteti i Gjirokastrës dhe një infrastrukturë rrugore që lidh Gjirokastrën me Sarandën në jo më shumë se 35-45 minuta, qeveria vendosi që aeroporti i dytë i Jugut të Shqipërisë të ketë si vendndodhje krahinën e Gjirokastrës, mbi fushën ekzistuese ajrore të kësaj krahine, si dhe t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut.
Qeveria u kujdes për të mos krijuar shqetësime për turistët dhe banorët në zonën e dendur qytetare Sarandë-Ksamil, me zhurmën e ulje-ngritjes së avionëve apo me emetimet dhe problematika të tjera që një aeroport mund të sjellë në zonë, duke qenë se Saranda ka densitet shumë të lartë ndërtimi, si dhe interes për të ndërtuar në të ardhmen.
Autoriteti i Aviacionit Civil do të shpallë garën ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të jugut brenda këtij viti.
Fusha ajrore e Gjirokastrës u vu në funksion gati një shekull më parë, në vitin 1929, kur kishte fluturime të planifikuara të brendshme midis Gjirokastrës dhe Tiranës. Ajo ndodhet rreth 1 kilometër në lindje të qytetit të Gjirokastrës. Fusha ajrore me bar e Gjirokastrës u certifikua për qëllime turistike dhe sportive nga Autoriteti i Aviacionit Shqiptar në korrik 2022.
Gjatë këtij viti, qeveria do të prokurojë studimin e leverdisshmërisë së aeroportit dhe do të kryejë të gjitha procedurat e tenderimit ndërkombëtar.
Aeroporti Ndërkombëtar i Gjirokastres do të jetë një investim i rëndësishëm me vlerë deri në 70 milionë euro, do të ketë një pistë të shtruar me asfalt dhe të gjithë infrastrukturën moderne për të pritur avionë të mëdhenj.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme