Shqipëria
Aeroporti i Vlorës do të hapë dyert më 8 maj, testimi i parë i uljes së avionit në pistë
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të kryejë testin e parë të uljes së avionit në pistën prej 3,2 kilometrash më 8 maj të këtij viti. Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin e këtij projekti strategjik që ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe mundësinë për të akomoduar flukse të mëdha pasagjerësh. Pas këtij testi, aeroporti pritet të niste operimet zyrtare gjatë sezonit veror, duke ofruar mundësi për transportin e rreth 3 milionë pasagjerësh gjatë vitit të parë të funksionimit.
Ky projekt, i cili është një investim i madh për rajonin, do të krijojë gjithashtu 1200 vende pune në sektorin e aviacionit civil, përfshirë pozita të ndryshme në transportin e pasagjerëve dhe mirëmbajtjen e avionëve. Paga në këtë sektor do të jetë konkurruese me vendet e tjera evropiane. Përveç kësaj, Aeroporti i Vlorës do të kontribuoni në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke sjellë një impakt të dukshëm në industrinë e aviacionit dhe duke hapur mundësi për zhvillimin e nënsektorëve të rinj, përcjell albinfo.ch.
Investimi në aeroport ka arritur tashmë në 140 milionë euro, duke kaluar më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht për shkak të zhvillimeve të ndryshme nga viti 2021 deri në 2024. Me funksionalizimin e këtij aeroporti, Shqipëria po pozicionohet si një destinacion tërheqës për turizëm dhe për aktivitete të tjera ekonomike.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












