Lajme

Aeroporti i Linzit rifillon fluturimet për në Frankfurt dhe Londër

Duke filluar nga sot, aeroporti i Linz-it do të rifillojë fluturimet drejt dy destinacioneve kryesore evropiane: Frankfurt dhe Londër.

Lidhja me Londrën, e cila ishte ndërprerë për gjashtë vjet, tani operohet nga Ryanair. Fluturimet janë planifikuar çdo të hënë dhe të premte për në aeroportin Stansted, i vendosur afërsisht 60 kilometra nga Londra qendrore, transmeton albinfo.at.

Austrian Airlines do të rivendosë gjithashtu shërbimin e saj në Frankfurt, duke ofruar tri fluturime në ditë, shkruan thelocal. Fluturimet në Frankfurt do të përdorin një avion me 72 vende nga partneri i Austrian Airlines, Braathens, me bazë në Suedi.