Lajme

Aeroporti i Cyrihut renditet sërish “Aeroporti më i mirë i Evropës”

Aeroporti i Cyrihut mbetet në top aeroportet më të mira të Evropës

Mësohet se për të gjashtën herë radhazi, aeroporti i Cyrihut iu dha çmimi ASQ si «Aeroporti më i mirë në Evropë në kategorinë prej 25 deri 40 milionë udhëtarësh», transmeton albinfo.ch.

Operatori i aeroportit njoftoi të hënën se fitoi edhe një herë vendin e parë në kategorinë e tij në World Travel Awards.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ishim edhe një herë në gjendje të fitonim dy nga çmimet më prestigjioze në industrinë tonë”, tha CEO Lukas Brosi në deklaratë. Është shumë e rëndësishme që aeroporti i Cyrihut të sigurojë cilësi të lartë për pasagjerët dhe kjo kërkon bashkëpunim të mirë nga të gjithë partnerët.

Sipas informacionit, çmimi ASQ prezantohet çdo vit nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) World, organizata ombrellë ndërkombëtare e operatorëve të aeroportit dhe bazohet në anketat e klientëve. Çmimi njeh aeroportet në mbarë botën që ofrojnë përvojën më të mirë të klientit bazuar në opinionin e pasagjerëve. Sondazhi përfshin 34 kategori të ndryshme si infrastruktura, kontrollet e sigurisë, opsionet e ushqimit dhe masat higjienike etj. /Albinfo.ch