Lajme

Destinacione të reja nga aeroporti i Cyrihut

Orari veror hyri në fuqi në Aeroportin e Cyrihut nga 27 mars, me numrin e destinacioneve të shërbyera (191) tashmë pothuajse sa përpara pandemisë, njofton albinfo.ch.

Linjat e reja përfshijnë Bolonja dhe Pizën në Itali, Nantes në Francë, Vilnius në Lituani, Newquay në Angli, Ponta Delgada në Portugali dhe Ajaccio në Korsikë.

Gjithashtu, nga fundi i prillit do të ketë më shumë fluturime drejt Amerikës së Veriut, veçanërisht drejt Çikagos dhe Nju-Jorkut, njoftoi aeroporti. /Albinfo.ch