Lajme
Aeroporti i Cyrihut: Numri i fluturimeve bie nga 700 në 10 në ditë
"Kurrë nuk kam parë diçka të tillë", thotë drejtori i përgjithshëm i aeroportit, Stephan Widrig. "Ne, në kushte normale kemi 700 fluturime në ditë, sot janë vetëm dhjetë"
Aeroporti i Cyrihut duket se po kalon një situatë vërtet dramatike. Numri i pasagjerëve dhe sasia e transportit të mallrave që ka kaluar gjatë marsit nëpër aeroportin më të madh të Zvicrës janë zvogëluar ndjeshëm.
Ky aeroport po heq pasoja të rënda nga efektet e krizës së koronavirusit, shkruan blick.ch. Numri i pasagjerëve në muajin mars të këtij viti ka rënë për 63.2 për qind në krahasim me një vit më parë.
Megjithatë, 890.134 udhëtarë kanë fluturuar gjatë muajit mars përmes Aeroportit të Cyrihut.
Edhe numri i fluturimeve ka rënë gjithashtu shumë, transmeton albinfo.ch. Ai është vetëm 49.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shfrytëzimi i vendeve është ulur për 19 për qind, në 56.5 përqind.
Gjatë marsit, në Aeroportin e Cyrihut janë përpunuar 25.491 tonelata mallrash ose 39.6 për qind më pak se në marsin e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës