Lajme

Aeroporti “Adem Jashari”, peng në një bankë në Turqi

Konsorciumi “Limak-Lion”, i cili ka komercializuar Aerportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të vetin aeroport të Kosovës, siç ka raportuar Klan Kosova në lajmet qendrore, bëri shkeljen e parë ligjore si pronar i Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas këtij televizioni,  ky konsorcium, ka futur peng aeroportin në një bankë të Turqisë (Vakif Bank) për të marrë një kredi prej 85 milionë euro për investim në aeroportin” Adem Jashari”.Me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, asnjë pasuri publike nuk guxon të jetë peng apo hipotekë e ndonjë marrëveshjeje biznesore private.

Saktësisht, ndërmarrjet publike nuk guxojnë në asnjë mënyrë të hipotekohen. Lajmin për lënien në hipotekë të ANP-së nga kompania “Limak – Lyon” e ka transmetuar edhe agjencia turke e lajmeve Anadolu Ajansi.

“Si një garanci për kredi është shënuar në kontratë se është i tërë Aeroporti i Prishtinës”, tregon kjo agjenci.