Lajme
Aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Britaninë e Madhe
Shkaku i uljes emergjente ishte një aromë e pazakontë në bord, kanë deklaruar përgjegjësit e kompanisë
Një aeroplan zviceran i kompanisë Swiss u detyrua të kthehej mbrapsht gjatë fluturimit nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Cyrihut. Avioni me 101 pasagjerë në bord ia doli të aterronte i sigurt përsëri në Londër, transmeton albinfo.ch.
Shkaku i uljes emergjente ishte një aromë e pazakontë në bord, kanë deklaruar përgjegjësit e kompanisë, të dielën në mbrëmje, shkruan srf.ch.
Aterrimi ka rrjedhur pa probleme. Siç është zakon në raste të tilla, zjarrfikësit e aeroportit janë thirrur si një masë thjesht parandaluese.
Pasagjerët e prekur u bartën në aeroplanë tjerë ose u akomoduan në hotele. Aerolani i prekur është i tipit A220-100 me numër fluturimi LX339. Aktualisht ngjarja po hetohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha