Kosova

Aeroplani që po vinte nga Shtutgarti në Prishtinë raportohet se ateroi në Shkup, shkak mjegulla

Pas mjegullës që raportohet në Kosovë, një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë mësohet se është detyruar të aterojë në aeroportin e Shkupit.

Kështu ka bërë të ditur një lexues për Klankosova i cili tha se aeroplani u detyrua të ulej në Shkup për shkak të mjegullës në Kosovë.

Si shkak i mjegullës, gjatë ditës bëhet e ditur nga udhëtarët se edhe aeroplani që vinte nga Gjeneva për në Prishtinë ka pasur problem të aterojë.

Deri më tani zyrtarë të Aeroportit të Prishtjnës nuk janë deklaruar lidhur me këto raste.

 

p