Fun
Aeroplani kthehet prapa, pasi nëna e harroi fëmijën në aeroport
Është e rrallë që aeroplanët të kthehen ose të devijojnë për ndonjë gjë tjetër përveçse për arsye teknike ose të shëndetit të pasagjerëve
Një ngjarje e pazakontë dhe një gjest i jashtëzakonshëm ka ndodhur në linjën e fluturimit Arabia Saudite-Malajzi.
Piloti i avionit, teksa ishte ngritur në fluturim drejt Kuala Lumpurit, bëri kërkesë të pazakontë për t’u kthyer në aeroport në Jeddah pak pas ngritjes, kur pasagjeri i tha ekuipazhit të kabinës që ajo kishte harruar fëmijën e saj, shkruan “The Guardian”, transmeton Lexo.al.
Në videon e pilotit që bën thirrje në kontrollin e trafikut ajror zbulohet shkëmbimi i pazakontë midis tij dhe operatorëve të trafikut ajror, pasi ai kërkon leje për t’u kthyer në aeroportin e Mbretit Abdulaziz, përcjell albinfo.ch.
“Perëndia qoftë me ne. A mund të kthehemi? Skenari, me sa duket i pari për kontrolluesit e trafikut ajror, e lë operatorin të hutuar dhe mund të dëgjohet duke u dhënë të tjerëve se si duhet të veprojë.
“Ky fluturim kërkon të kthehet”, i thotë një kolegu tjetër. “Një udhëtare ka harruar fëmijën e saj në zonën e pritjes”.
Ndërsa piloti dëgjohet duke i përsëritur operatorit të trafikut ajror: “Unë ju thashë, një pasagjer e ka lënë fëmijën e saj në terminal dhe ajo po refuzon të vazhdojë fluturimin”.
Pas disa minutash, trafiku ajror i dha leje pilotit për t’u kthyer në qendër. “OK, kthehu”, thanë kontrollorët e trafikut ajror. “Kjo është krejtësisht e re për ne”, shtuan ata.
Është e rrallë që aeroplanët të kthehen ose të devijojnë për ndonjë gjë tjetër, përveçse për arsye teknike ose të shëndetit të pasagjerëve.
Në vitin 2013, një fluturim amerikan nga Los Anxhelos për në Nju-Jork u drejtua në Kansas City për shkak të një “pasagjeri shumë të padisiplinuar”, i cili refuzoi të ndalonte të këndonte Whitney Houston, “Unë do të dua gjithmonë”.
https://www.youtube.com/watch?v=U3t8NYYWMKY
Të ngjashme
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












